Sot bashkë me përfaqësues të Departamentit për prevencion pranë Sektorit për punë të brendshme në Shkup filluam realizimin e projektit “Siguria në shkolla”. Qëllimi i këtij projekti është përmisimi i sigurisë së përgjithshme personale tënxënësve, zvogëlimin e të gjitha llojeve të dhunës në mes të nxënësve, eleminimin e dhunës në evenimente sportive e kështu me rradhë.
Ne si komunë dhe unë si Kryetare e Komunës së Haraçinës i japim rëndësi dhe mbështetje të pa rezervë këtij projekti dhe presim që nga ky projekt që nxënësit tanë të pëfitojnë dhe të edukohen që të mos bëhen viktima apo kryerës të ndonjë vepre krimi, njëherit poashtu me këtë nivel të komunikimit nxënës-polici do të rritet besimi dhe bashkëpunimi në mes të nxënësve dhe policisë duke kontribuar kështu në sigurin publike të shoqërisë sonë.

Me respekt

Milikije Halimi

Kryetare e Komunës së Haraçinës