Të nderuar bashkë qytetar të Komunës së Haraçinës, nëpërmjet këtij postimi ju informojme se nga ana e EVN-së, Komuna e Haraçinës ka pranuar një letër paralajmëruese për çkyçje të furnizimit me energji elektrike të motorëve elektrik të cilët furnizojnë me ujë të pijshëm qytetarët e Komunës së Haraçinës.
Arsyeja e marrjes së këtijë vendimi nga ana e EVN-së bazohet dhe arsyetohet në borxhet e pa shlyera të trashëguara nga mandatet e mëhershme të Komunës sonë, borxhe këto të trashëguara që nga viti 2009 e këndej. Nga këtu kuptohet se që nga viti 2009 administrata konunale nuk i ka kryer obliginet e saja sa i përket shlyerjes së borxheve ndaj EVN-së, i cili deri më tani ka arritur vlerën e 16.198.627,00 denarë gjegjësisht 263.392 euro vetëm për motorët elektrik për furnizim me ujë të pijshëm të Haraçinës.
Njëkohësisht, ne, si Komunë do të punojmë në drejtimit të gjetjes së një zgjidhjeje produktive me qëllim që të mos vijmë deri tek akti i çkyçjes së energjisë elektrike të motorëve elektrik për furnizim me ujë të pijshëm edhe pse është më se e qartë se vlera e këtij borxhi është shumë-shumë më e madhe në krahasim me mundësit minimale financiare që i kemi.

Me respekt

Milikije Halimi

Kryetare e Komunës së Haraçinës