Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave të Maqedonis z. Ljupco Nikolovski realizoi vizitë në Komunën e Haraçinës, i cili u prit nga kryetarja e Komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi. Kryetarja  e njoftoi minsitrin se në Komunën e Haraçinës graviton një nunër i madh i bujqive të cilët i plasojnë prodhimet e tyre finale me kualitet të lartë dhe të cilët janë konkurent të mirë në tregun e Maqedonisë, gjithëashtu, njëkohësisht i’a paraqiti edhe brengat dhe hallet e bujqive të kësaj ane. Kryetarja dhe ministri u zotuan se bujqit do të kenë mbështetjen e mjaftueshme institucionale në vazhdim dhe thanë se sa më shumë që i afrohemi Bashkimit Evopian mbështetja do të jetë edhe më e madhe.
Vizita vazhdoi edhe në f.Grushinë tek Amir Qaili, bujk ky i cili nëpërmjet mjeteve IPARD 2 sot nënshkroi kontratë për kofinansim në vlerë prej 20.000 eurove para këto të siguruara nga fondet evropiane IPARD të dedikuara për furnizime me makineri bashkëkohore me qëllim rritjen dhe modernizimin e kushteve në sferën e bujqësisë.

Me respekt
MilikijeHalimi
Kryetare e Komunës së Haraçinës