Zëvendës ministri i arsimit dhe shkencës z. Petar Atanasov ishte sot për vizitë në Komunën e Haraçinës i cili u prit nga kryetarja znj. Milikije Halimi. Me ç’rast kryetarja e Komunës, z. Atanasov i’a shprehu shqetësimet dhe brengat e saja në lidhje me mungesën e gjërave elementare për zhvillimin e proçesit edukativo-arsimor dhe e njoftoi me gjendjen katastrofike në të cilat i gjeti shkollat në fillim të mandatit të saj. Njëkohësisht kryetarja Halimi dhe zv.ministri Atansaov bashkarisht zhvilluan një vizitë në Shkollën fillore komunale “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” ku nga afër kryetarja e Komunës, zëvendës ministrit i’a prezentoi ndryshimet pozitive të arritura pas renovimeve të zhvilluara së fundmi në hapësirat e shkollës ku dukshëm janë përmirsuar kushtet elementare për zhvillim normal të proçesit edukativo-arsimor me çka drejtëpërdrejt edhe nxënësve dhe punonjësve edukativ i’u janë krijuar kushte të reja motivuese dhe relaksuese gjatë qëndrimit të tyre ditorë në shkollë.
Kryetarja Halimi duke e pasur parasyshë se nga institucionet shkollore edukohen breza të shumtë të cilët janë ardhmëria e shoqërisë sonë në përgjithësi shprehi gatishmërinë, vullnetin dhe mbështetjen e pa rezervë që të krijohen kushte më të mira e më të shkëlqyera në shkollat tona dhe tha se nuk do të ndalemi këtu me aktivitetet dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen për përmirsimin e kushteve në arsim.

Me respekt
Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haraçinës