Qytetar të nderuar me kërkesë të Kryetares së Komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi sot në vizit pune në Komunën tonë patëm Ministrin e shëndetësis z. Venko Filipçe, të cilit Kryetarja ia shpalosi gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat qytearët tanë ballafaqohen për çdo ditë në sferën e shëndetësis. Andaj për zgjidhjen e problemeve kryetarja bashkë me ministrin u dakorduan që në afat sa më të shpejtë të bëjmë rikonstruimin e objektit të ambulantës aktuale në Haraçinë, poashtu edhe përforcimin e stafit mjekësor për t’i përmbushur nevojat e mbi 20.000 banorëve tanë si dhe formimin e një “ekipi mobil” me punonjës shëndetësor i cili do të gravitoj në teritorin e Komunës sonë me qëllim që të jemi më afër jush në aspektin e shëndetësis duke bërë vizita familjare nga ekipet shëndetësore profesionale.

Me respekt
Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haraçinës