Sot, në Konunën e Haraçinës kryetarja e Komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi kishte nderin që për  mysafir special të presë euro-deputetin z. Knut Flencestein i cili ishte në shoqëri edhe të Ministrit të dijasporës në Qeverinë e Maqedonisë z.Edmond Ademi, Kryetarin e Komunës së Gazi Babës z. Borçe Gjeorgievski dhe zëvëndës kryetarin e Qytetit të Shkupit z. Enver Maliqi.
Gjatë bisedës së zhvilluar në takim Kryetarja e Komunës së Haraçinës mysafirët i njoftoi me gjendjen aktuale në të cilën gjendet Komuna në tërësi, poashtu euro-deputeti Knut Flencestein dhe mysafirët e tjerë u njoftuan me projektet të cilat janë realizuar deri më tani, me ato të cilët momentalish po realizohen si dhe të cilët në të ardhmën do të realizohen.

Me respekt
Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haraçinës