Të dashur nxënës, të dashur filloristë që uleni për herë të parë në bankat shkollore! Nesër është dita e parë e këtij viti shkollorë! Uroj të keni një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor!. Shkolla është shtëpia juaj e dytë. Ne jemi munduar në afat të shkurtër, vetëm për disa muaj, t’i përmirësojmë kushtet e shkollave tona. Shkollat kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshëm dhe përhershëm. Na duhet akoma punë dhe jemi të vendosur t’i përmirësojmë shkollat tona. Qëllimi ynë është që shkollat tona, të ofrojnë kushte moderne për mësim. Fatkeqësisht, shkollat i gjetëm gati të rrënuara, dhe në gjendje të mjerueshme. Jemi të përkushtuar në arsimimin tuaj, pasi Ju jeni ardhmëria e jonë.
Suksese edhe mësimdhënësve, mësuesve, arsimtarëve në qëllimin e tyre fisnik. Profesioni juaj është i shenjtë. Në duart tuaja është fati i fëmijëve tanë! Uroj ta ushtroni punën tuaj me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjshmëri të plotë.
Të nderuar prindër! Edhe ne kemi rrol si prindër për suksesin shkollor të fëmijëve tanë edhe fëmijët tanë janë pasqyra e çdo familje. Nëse i udhëzojmë dhe i mësojmë për të mirë , ata do të dinë të respektojnë mësimin, mësuesin, shkollën, shokun, shoqen, prindin, dhe këdo tjetër që i rrethon.

Andaj, le të perkushtohemi të gjithë për arsimimin e fëmijëve tanë, ashtu siç e meritojnë fëmijët! Dija e tyre do t’i hapë rrugë sukseseve në jetën e tyre. Aty është ardhmëria jonë!

Edhe njëherë, urime fillimvitin shkollorë për të gjithë! Le të jetë një vit i mbarë dhe përplot suksese!

Me respekt
Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haraçinës