Sot, komunën tonë e vizitoi Ambasadori i Shqipërisë në Shkup Fatos Reka. Në këtë takim të ngrohtë dhe vëllazëror, ambasadorin e njohtuam me arritjet dhe sfidat me të cilat ndeshet komuna jonë. Haracina si gjithmonë, do të jetë e hapur për bashkëpunim në të gjitha sferat e interesit për qytetarët. Bashkëpunimi me ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në vendin tonë, është e një rëndësie të vecantë për ne.

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës