Gjatë shënimit të ditës së 24 Qershorit, ditës së Komunës së Haraçinës dhe betejës së Haraçinës, para qytetarëve të Haraçinës fjalim rasti mbajtën Kryetarja e Komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi dhe Kryesuesi i Kësillit të Komunës së Haraçinës, z. Agron Beqiri i cili tha:
Të nderuar vëllezer dhe motra, bashkëkombas dhe mbi gjitha famijar të dëshmorëve të kombit tonë.

Jemi mbledhur edhe njëherë për të rikujtuar Iavdinë heroike të trimave tonë të cilët nuk justifikuan asgjë vetëm e vetëm ta përbushin konceptin e tyre idealistik, pra realizimin e një të ardhme më të mirë për brezat që do të vijnë.

Sakrificen e Haraçinasve e konsideroj një akt të lartë patriotik dhe politikë për realizimin e të drejtave dhe interesave të popullit tonë për një trajtim të barabart me të gjithë qytetarët dhe mbi të gjitha për ngritjen e vetëdijes dhe mentalitetit si në të gjithë vendet e zhvilluara.

Andaj, rikujtimi qoftë i përhershem, ndërsa neve na ngelet që amanetin e tyre ta perfeksionojmë në maksimum duke punuar dhe duke u angazhuar në ngritjen e prespektivës së paqes, në nuancat e zhvillimit, progresit dhe emancipimit ekonomik, social, arsimor dhe kulturor për çdo banor të Haraçinës .

Ju drejtohem familjeve të dëshmorëve me nderin dhe repsektin në piadestal duke ju ngushëlluar për veprmtarinë heroike të familjareve të tyre, duke konstatuar se ata ishin dhe do jenë gjallë gjithëmonë me ne dhe për ne falë veprës së tyre heroike.

Ju qoftë i leht dheu.

Lavdi dëshmorëve të kombit.

Ndërsa Kryetarja e Komunës së Haraçinës znj. Milikije Halimi qytetarëve të Haraçinës i’u drejtua me fjalët si në vijim:

Të nderuar familjar të dëshmorëve, të nderuar vetaren, të nderuar këshilltarë të komunës së Haraçinës,
Të nderuar qytetar të respektuar të Komunës së Haraçinës.

Si çdo herë edhe këtë 24 Qershor Komuna e Haraçinës kremton përvjetorin e saj.
24 Qershori ditë e veçantë për qytetarët tanë dhe për Komunën tonë në tërësi, ditë kjo e cila në thelbin e sajë përmbanë sinonimin e pajtimit, unifikimit, qëllimit dhe zhvillimit andaj përçarja dhe ndarja aspak nuk e zbukurojnë këtë ditë përkundrazi e zbehin dhe e shëmtojnë.
Të nderuar qytetarë programi ynë i paraparë për realizim gjatë mandatit tonë është vetëm në fazën e mbarë fillestare.

24 Qershori është një ditë ku ne sëbashku shpalosim të arriturat tona gjatë këtyre muajve që po i lëmë pas, gjegjësisht gjatë kësaj periudhe arritëm që kontribojmë në përmisimin e kushteve në shkolla duke i pajisur me mjete dhe duke i renovoar me pamje të re objektet shkollore por edhe duke i zbukuruar oborret me drunjë dhe ndriçim, po ashtu deri tani kemi arritur që të realizojmë një pjesë të kanalizimit atmosferik në krakun e 4 dhe të 7 dhe njëkohësisht po bëjmë punë dhe përpjekje për finalizim sa më të shpejt të këtijë problemi të kahmotshëm për të gjithë ne ndërsa poashtu kemi punuar në pastrimin e të gjithë kanaleve të hapura. Njëkohësisht realizuam ndërtimin e mureve rrethuese të varrezave, poashtu gjatë mandatit tim me ndihme të Bashkimit Evropian, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bankës Botërore kemi filluar me projektin më kapital të realizuar deri më tani në Haraçinë, godinën administrative komunale nga ku të gjithë ne qytetarët do të kemi shërbime më të mira dhe më praktike të bazuara në cilësi adekuate. Pas gjithë këtyre si rezultat më të freskët e kemi edhe projektin asfaltimin nga ana e majt dhe të djatht të Rugës “11” ku punimet do të fillojnë shumë shpejt.
Qytetar të dashur ne e dimë se kemi edhe shumë punë për të bërë por ju siguroj se edhe në vazhdim do të punojmë pa ndërprer dhe me tempo më të madhe për të siguruar kushte dhe jetë për të gjithë ne andaj j’ua shprehi urimet më të përzemërta për 24 Qershorin duke shpresuar se në qershorin e ardhshëm do të festojmë edhe dy fishin e projekteve të realizuara.

Vazhdojmë përpara me punë të dobishme për të gjithë ne….
Faleminderit për prezencën tuaj dhe urime 24 Qershori, dita e Komunës dhe betejës së Haraçinës .