Në emër të Komunës së Haraçinës  dhe të  gjithë qytetarëve të Haraçines i shprehim faleminderime të përzemërta dhe të pa fundëme Unionit të Komunave  të Turqisë,  qytetarëve të Komunës Ejup Sulltan me në krye me Kryetarin Remzi Ajdin si dhe shoqatën ‘’Brezalar’’  me në krye Fari Badem nga Republika e Turqisë, për ndihmën  dhe donacionin e ofruar qytetarëve dhe Komunës tonë me karrika dhe banka shkollore për shkollat fillore  në Komunën e Haraçinës,  donacione  këto të cilat pa dyshim në të ardhmen  do të na kontribojnë në rritjen dhe përmirësim e kushteve dhe cilësis në arsim tek gjeneratat e reja. Poashtu ju jemi Faleminderues edhe për dhuratën e furgonit të posaçëm për funerale, mjet ky të cilin deri më tani në Komunën e Haraçinës ka qenë i patjeterseshëm dhe shumë i nevojshëm.
Andaj Të nderuar për humanitetin e treguar dhe aktin fisnik, në emër të të gjithë qytetarëve të Haraçinës  ju themi shumë faleminderim dhe Zoti ju shpërbleftë.

Milikije Halimi – Kryetare e Komunës së Haraçinës