Njoftim

Të nderuar banorë të Komunës së Haraçinës,
Ditën e diel, më 24 Qershor 2018, Komuna e Haraçinës kremton përvjetorin e saj.
Dita e Komunës, është një ditë e madhe dhe e lavdishme, duke qenë se është edhe dita e dëshmorëve të Komunës sonë. Dëshmorët ranë për t’mos vdekur kurrë! Lavdi përjetësisht dëshmorëve të Haraçinës dhe kombit tonë!
Ky përvjetor, nën patronatin e Komunës, fillon në ora 10:00, ku edhe do të vihen kurora lulesh tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Haraçinë. Gjatë tërë ditës do të ketë program të pasur kulturoro-artistik, që do ta begatojnë ditën e Komunës. Nën patronazhin e Komunës, kryetarja Milikije Halimi do të ndajë edhe mirënjohje, ndërsa do të ketë edhe koktej rasti në hapsirat e Komunës sonë.
Jeni të lirë të festoni dhe kremtoni në mënyrë të dinjitetshme, pasi kjo ditë është e gjithësecilit prej jush!
Jeni të mirëseardhur si gjthmonë!

Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haraçinës