Sot në Komunën e Haraçinës, në prezencë të figurave më të larta politike dhe shoqërore të  vendit, si dhe qytetarëve të Haraçinës, u vendos gurëthemeli I objektit të ri Komunal, I cili pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti kalendarik.

Përpara qytetarëve të shumtë që ishin mbledhë me rastin e kësaj ngjarjeje, fjalim mbajten  Kryminstri Zoran Zaev, ambasadori BE-së Sauel Zhbogar, Ministri  I Financave Dragan Tevdovski, Kryetarja e Komunës së Haraqinës Zonja Milikije Halimi, përfaqësuesi  I Bankës Botërore Bekim Imeri.

Në fund, në rrolin e nikoqirit të ngjarjes, masës iu drejtuar kryetarja e Komunës së Haraqinës e cila, ndsër të tjera tha: “

Sot është një ditë e veçantë për komunën tonë. Sot vihet gurëthemeli i objektit komunal, një objekt aq i nevojshëm për t’i shërbyer qytetarëve në mënyrë dinjitoze.

Ne deri tani, kemi shfrytëzuar objekt  jo-adekuat apo barakë, e cila ishte ndërtuar në  vitin e largët të 1952. Nga kjo e kuptojmë edhe rëndësinë e këtij objekti, që sot po e  hedhim gurëthemelin.

Me ndihmën e Bashkimit Evropian, fondet IPA të adiministruara nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministisë së Financave, po fillojmë një ndërtesë të re, siç i ka hije një komune. Jemi shumë falenderues për këtë ndihmë Bashkimit Evropian, si dhe Bankës Botërore dhe Ministrisë së  Financave.

Ky objekt i ri, do të jetë me standardet më të larta, dhe do t’na mundësojë neve si komunë, që t’i shërbejmë qytetarët pa pengesa.

Objekti i ri, për veç punonjësve të administrates komunale, do t’jua lehtësojë jetën edhe shumë qytetarëve.

Ky objekt i komunës sonë, do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët pa dallim.

Prej kësaj godine, do t’i bëjmë të gjitha planet dhe iniciativat zhvillimore bashkë me ju qytetarë të nderuar. Ju jeni dëshmitarë, se ne jemi një komunë transparente, dhe godina e re, na mundëson edhe teknikisht të jemi më afër jush.

Njëri nga projektet kapitale të programit tonë, ishte dhe godina komunale. Andaj, ky është vetëm një fillim i mbarë, dhe kështu do të vazhdojmë edhe më tutje.

Një fjalë e urtë popullore thotë, “rregullimi i shtëpisë brenda, shihet nga oborri”. Ne themi se një komunë e mirë, duket nga objekti i saj”

Edhe një herë, faleminderime të përzemërta për institucionet dhe individët që i dhanë jetë kësaj iniciative, për ndërtimin e objektit aq të nevojshëm të komunës.

Uroj kështu bashkarisht të jemi edhe në iniciativa tjera, që na presin në të ardhmen. Zoti na ndihmoftë në qëllimin tonë fisnik. Përmirësimin e jetës së qyetatarëve.

Faleminderit për prezencën tuaj, dhe urime më të përzemërta.  

Në përfundim, zonja Halimi u ndau mirënjohje në emër të Komunës së Haraqinës , kryeminstrit Zaev, ambasadorit Zhbogar, Ministrit Tevodvski, si dhe përfaqësuesit të Bankës Botërore.

Një vizitë e rastit nga ambasadori Zhbogar dhe ministry Tevodvski, vijoi më tej në hapsirat e Komunës së Haraqinës, ku u diskutua bashkëpunimi I mëtejm midis këtyre institucioneve.

Proejkti I sotëm për ndërtimin e godinës së re të Komunës së Haraqinës, është grant I financuar nga fondet e BE-së, dhe implementuar nga Banka Botërore dhe Ministria e Financave e Maqedonisë.

Në kuadër të këtij programi, Komuna e Haraçinës fitoi të drejtën për të shfrytëzuar grantin në vlerë prej 195.000 euro,  për implementimin e projektit “Ndertimi i Objektit të Administratës Komunale për Komunën e Haraçinës”. Projekti është i kofinansuar nga buxheti i Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 65.000 euro. Vlera e përgjithshme projektit arrin shumën prej 285.545 euro, por me mbarimin e procedurës së tenderimit për furnizime publike,  vlera e projektit është zvogëluar në shumën prej 241.975 euro  nga të cilat 181.482 euro janë të finansuara  nga fondet e Bashkimit Europian dhe 60.493 euro  nga buxheti i Republikës së Maqedonisë.