Të nderuar bashkëvendës, vëllezër e motra. Dëshiroj të Ju uroj Muajin e Bekuar të Ramazanit. Është ky muaj kur Allahu lëshon mbi ne paqen, rahmetin dhe mirësinë e tij. Kam bë përpjekje maksimale që sivjet të presim këtë muaj me investime të reja, me nivel më të ulët të krimit, me xhami dhe shkollë të rinovuar. Uroj që të dalim faqebardhë dhe të presim edhe shumë festa tjera krenarë dhe ballëlartë.