Lajmërim mbi përdorimin e ujit

 

Të nderuar banorë të Haraqinës, 

 

Sic edhe e dini, ne e gjetëm komunën në gjendje shumë të keqe. Problemi me ujin e pijshëm, është një nga problemet e shumta që ballafaqohen banorët e komunës sonë. Ne jemi duke punuar me përkushtim të plotë për zgjidhjen e shumë problemeve, përfshi edhe ujin e pijshëm. Me ngritjen e temperaturave gjatë kësaj kohe, mungesa e ujit do të jetë edhe me evidente, pasi sistemi i furnizimit të sasisë së ujit, është tejet i dëmtuar. Disa pjesë të fshatit nuk kanë ujë fare.  Edhe pse kemi mungesë të ujit , një pjesë e banorëve, në mënyrë të pakontrolluar e harxhojnë ujin, edhe për ujitje. Kjo e rëndon edhe më tepër gjendjen me sigurimin e ujit.

Ne, sic edhe kemi premtuar, ujin e pijshëm do ta sigurojmë për cdo familje, edhe atë në të gjitha vendbanimet e komunës sonë, përfshi Haraqinën, Orllacën, Grushinën dhe Mojancën. Megjithatë, zgjidhja e një problemi të tillë kërkon kohë dhe nuk zgjidhet brenda një nate. Deri në përmirësimin e gjendjes, kemi identifikuar disa probleme që vijnë edhe nga ana e disa banorëve të papërgjegjshëm.

  • Disa banorë, në të kaluarën, janë kyqur në mënyrë ilegale në sistemin e ujësjellësit, dhe e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e ujit. Ne, shumë shpejtë, do të bëjmë regjistrim të gjithë shfrytëzuesve të sistemit të ujit. Nuk do të ketë asnjë individ që do të ketë lidhje ilagale, pasi në të kundërt, do të përballet me drejtësinë.
  • Disa banorë, edhe pse janë të kyqur në mënyrë të rregullt, e keqpërdorin ujin, duke shfrytëzuar për ujitje, apo edhe e lënë të rrjedhë uji në mënurë të pakontrolluar. Kjo e dëmton shumë sasinë e ujit, dhe i lë pa ujë edhe shumë familje tjera të cilat kanë nevojë për ujë.
  • Disa banorë nuk kanë ujë aspak, dhe me të drejtë presin që të kenë ujë të pijshëm.

Duke u nisur nga gjendja e tanishme,

  • Lusim banorët që momentalisht kanë ujë nga sistemi ujësjellësit, që të kenë kujdes dhe ta shfrytëzojnë ujin vetëm për nevoja brenda shtëpisë, dhe jo për ujitje.
  • Secili që harxhon ujë, do të paguaj për aq sa ka harxhuar, andaj keni kujdes për sasinë e ujit që harxhoni.
  • Banorët që janë lidhur në mënyrë jashtëligjore në sistem, luten që të vijnë në komunë dhe të paraqesin kërkesë për kycje të rregullt në sistemin e ujit. Në të kundërt, shkelin ligjin dhe do të ballafaqohen me drejtësinë.

Vetëm në këtë mënyrë, do të sigurohemi se uji i pijshëm është i nevojshëm për të gjithë, por jo me keqpqërdorime. Keqpërdorimet do të ndalen duke vepruar edhe JU.

Komuna e Haraçinës