N J O F T I M

    Njoftohen të gjithë banorët e Komunës së Haraçinës, se në bazët të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara të paligjshme (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.217/15), poseduesit e objekteve të ndërtuara pa leje, objekte në të cilat përfundimisht janë realizuar punë ndërtimore dhe instaluese deri më 03 Mars 2011, të njejtit kanë të drejtë të dorëzojnë kërkesë për përcaktimin e statusit  juridik të objektit të ndërtuar pa leje deri më 31 Dhjetorë 2018.

   Të gjithë banorët e Komunës së Haraçinës të cilët kanë  parashtruar kërkesë në afatin e parë, respektivisht gjatë vitit 2011,  për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, njoftohen se për shkak të mos kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm kërkesat paraprake do të refuzohen në pajtueshmëri me Ligjin për veprim me objektet të ndërtuara pa leje (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 23/11, 54/11, 155/12, 53/13, 72/13, 44/14,115/14, 199/14,  124/15, 129/15, 217/15 dhe 331/16), mir[po t[ njejtit mundë që të dorëzojnë kërkesë të re për përcaktimin e statusit juridik deri më 30 Qershorê 2018 në bazë të Ligit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 190/17).

   Të gjithë banorët e Komunës së Haraçinës të cilët kanë parashtruar kërkesë në afatin e dytë, respektivisht gjatë vitit 2015/16,  për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, njoftohen se në bazë të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara të paligjshme (Gazeta Zyrtare e RM-s[ nr.190/17), janë të obliguar që kërkesat e tyre t’i kompletojnë me elaborate gjeodezike për përcaktimin e gjendjes faktike  të objektit pa leje më së voni deri më 30 Qershorë 2018.

  Komuna e Haraçinës apelon deri te banorët e Komunës së Haraçinës që të respektohen afatet e përcaktuara Ligjore dhe në kohë t’i kryejnë obligimet e tyre.

Njëkohësisht ju njoftojmë që palët të cilat nuk do të dorëzojnë elaborate gjeodezike, kërkesat e tyre do të refuzohen dhe si pasojë do të humbin të drejtën për legalizimin e objekteve të tyre, gjegjësiht nuk do të munden që t’i regjistrojnë objektet në Librin e përgjithëshëm publik të patundëshmërive.

 

Me rrespekt Departamenti për urbanizëm dhe mbrojtje të ambientit jetësorë

 

                                                                                               Komuna e Haraçinës

                                                                                                      K r y e t a r

                                                                                                  Milikije Halimi