Kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi ka nisur rikonstruimin e plotë të shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, ku mësojnë rreth 800 nxënës. Përmirësimit të klasave, dhe oborrit të shkollës po i jepet një vëmendje e veçantë edhe rehabilitimit të hapësirave sportive. Punimet u inspektuan nga Kryetarja e Komunës, Milikije Halimi, e cila siguroi që shum shpejt shkolla do të jetë gati për të pritur nxënësit.