Gjithkush dëshiron një të ardhme më të mirë e të ndritur e sidomos për fëmijët e tyre edhe ne si Komunë do të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë,gjeneratave tona të ardhshme që të kenë kushte të mira si në shkollat e tjera.
Dalëngadalë edhe shkollat tona do të paisen me gjërat që i mungojnë,gjërat për të cilat kanë nevojë fëmijët e këtyre shkollave.
Kryetarja e Komunes edhe këtë herë ka menduar për të ardhmen e tyre duke i vendosur disa ulëse ku fëmijët gjatë kohës së pushimit do të kenë mundësinë ku të ulen, si dhe ka përfunduar renovimi i sallës së gjimnastikës ku tani nxënësit kanë hapësirën e tyre për t’i zhvilluar orët e edukatës fizike.
Faleminderojmë Kryetarën tonë Milikije Halimin që çdoherë po mendon për ardhmërinë e fëmijëve dhe se çdo ditë e më shumë e ardhmja jonë në këtë fshat do të ndryshojë falë punës dhe dëshirës së saj për të bërë gjithqka të mundshme dhe të duket bukur.