Milikije Halimi selam atyre që po na kritikojnë, do t’ja ndëgjoni zërin çiftelisë sonë, por në kohën e duhur, dhe jo kur të doni ju”.

Disa portale,që fatkeqësisht nuk kanë kapacitete të brendshme për të trajtu ndonje problematikë siç duhet dhe me kompetencë, na paskan marrë edhe neve në “analizë” amatoreske edhe atë paskan përmendë projektet kapitale që as nuk kanë idenë si financohen dhe realizohen. Buxheti milionësh për këto projekte kapitale ndahet nga buxheti i qeverisë qendrore, respektivisht ministrive përkatëse. Ndërsa ne kemi parashikuar mjete të nevojshme për mirëmbajtje të këtyre aktiviteteve.  Ne jemi nê komunikim të vazhdueshëm me zyrën e kryeministrit. Andaj, mos keni dert, kanalizimin, ujin e pijshëm dhe shumë projekte tjera, do t’i bëjmë gjatë mandatit tonë. Një portal që kërkon realizim të kanalizimit për 3 muaj, tregon se nuk ka idenë se çka është projekti, e aq më pak çfarë kohe është e nevojshme për koncepim dhe realizim të një projekti kapital, përfshi edhe financimin e tij. Ne,  ditë e natë jemi duke punuar për realizimin e projekteve, duke parashikuar edhe burimet e nevojshme financiare që do ta jetësojnë çdo projekt. Interesant është, se për dekada të tëra askush nuk e kishte dertin e Haraçinës. Askush nuk e “analizonte” pse me vite dhe dekada të tëra nuk ndodhte “çudia” në Haraçinë, dhe pse nuk investonte askush në asgjë!? E tani, kur e dijnë se ne do ta bëjmë realitet kanalizimin, ujin e pijshëm dhe gjithcka tjetër që e kemi thënë, kërkojnë që të ndodhë “çudia” për 3 muaj. Me një fjalë, ne  ju themi “kritikëve”, se ne po bëjmë punën tonë me shumë përgjegjësi, ndërsa “ju, do t’ja ndëgjoni zërin çiftelisë sonë, por në kohën e duhur, dhe jo kur të doni ju”.