Milikije Halimi – Unë jam krenare që gjaku I familjes sime të vajzërisë, krijoi dëshmorë të lirisë, që sot prehen në këto varreza në Haraçinë.

Në fjalimin e mbajtur të kryetarës së Komunës Milikije Halimi sot ajo tregoi se ne jemi këtu falë dëshmorëve të rënë që dhanë jetën e tyre dhe kontributin për vendin dhe gjithe popullin shqiptar.
Në muajin janar ishin Bardhosh e Jusuf Gervallla dhe Kadri Zeka ata të cilët i dhanë jetët e tyre për një të ardhme më të ndritshme por edhe pse nuk janë në mesin tonë ideali i tyre nuk u nëpërkëmb por,u materializua më shumë nga të rinjë dhe të reja që kerkuan me ngulim zgjedhjen shqiptare në ballkanin e trazuar.
Ajo tha se ndihet krenare që gjaku i familjes së vajzërisë krijoi dëshmorë të lirisë të cilët sot prehen në varreza të Haraçinës.
Ndërsa ajo perkujtoi edhe shokun e saj të klasës dëshmorin Muzafer Agushi me të cilin vijuan mësimet sëbashku në fshatin e Haraçinës ku aj dha edhe jetën e tij për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë kurse Milikije Halimi gëzon postin e saj si Kryetare e Komunes sonë.
Dëshmorët nuk janë vetëm të familjes që i ka lindur dhe rritur,
Dëshmorët nuk i takojnë vetëm fshatit nga i cili vijnë,
Dëshmorët i takojnë popullit shqiptar dhe ne jemi krenar per ta.
Dëshmorët duhet ti përkujtojmë jo vetëm me fjalime përkujtimore ,por me vepra që të kontribojmë për mirqenjen e populllit tonë ti nderojmë me të rinjë dhe të reja të shkolluara dhe të kemi një të ardhme më të mirë,vetëm kështu do të perkujtohen dhe idealizohen synimet e dëshmorëve të janarit.