Kryetarja e Komunës së Haraçinës Milikije Halimi e ftuar në Manifestimin Tradicional “Flaka e Janarit” – 2018

Flaka e Janarit është një manifestim tradicional i cili mbahet për çdo vit ku do të përkujtohen dëshmorët e rënë për atdhe dhe veprimtaritë e shquar të kombit tonë.
Muaji janar njihet edhe si muaji ku shumë atdhetarë tanë ranë dëshnorë në janaret e dekadave si Jusuf Gërvallla,Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvallla,ndërsa në fshatin Haraçinë dhe rrethin e Shkupit Kryetarja e Komunës znj.Milikije Halimi do tu bëjë homazhe dëshmorëve të kombit në kompleksin memorial nesër në ora 14:00.