Milikije Halimi – Gëzuar vitin e ri 2018

Të nderuar qytetarë,
Viti që po e lëmë pas, ishte një vit me shumë sfida, vit me shumë mund dhe përpjekje, në kërkim të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Viti 2017, për shumë gjenerata do të mbahet mend si vit i ndryshimeve, vit i rrëzimit të një regjimi totalitar që kishte ngulfatur cdo sferë të jetës sonë. Vit i triumfit të demokracië dhe lirisë së shprehjes dhe veprimit.
Më lejoni t’ju uroj  festën e ndërrimit të motmoteve, me dëshirat më të mira për Ju dhe familjet tuaja!.
Uroj Viti I Ri 2018 t’ju sjellë shëndet, mirëqenie dhe rehati!.
Uroj që të jetë vit I perspektivës dhe realizimit të planeve dhe qëllimeve tuaja në cdo sferë të jetës!

 Milikije Halimi
Kryetare e Komunës së Haracinës