Milikije Halimi – Mbledhja e mbeturinave problem i zgjidhur

LAJMERIM

Komuma e Haraçinës lajmëron të gjithë banorët e Komunës së Haraçinës konkretisht shfrytëzuesit e shërbimit për bartjen e mbeturinave dhe shfrytëzuesit e Ujësjellësit se Komuna ka arritur marrëveshje me ndërmarrjen Eko Logistik Global – Shkup për mbledhjen e mbeturinave nëpër shtëpitë e territorit të Komunës, njëkohësisht do të menaxhojë edhe me ujësjellësin andaj ju bëjmë apel shfrytëzuesve të shërbimeve komunale që prej datës 04.12.2017 deri më 31.12.2017 në zyrën e ndërmarrjes në Objektin e Komunës që ti nënshkruajn kontratat e reja me ndërmarrjen Eko Logistik Global – Shkup, për shfrytëzimin e shërbimeve sa më efikase dhe me mjete të reja transportuese që është zgjidhje në interes të qytetarëve po edhe vetë Komunës për shërbime më të mira ndaj banorëve të Komunës së Haraçinës.

Me respekt

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës