Kordinatori i Agjencionit turk për bashkëpunim dhe kordinim TIKA z. Autekin AYDEN priti në takim kryetaren e Komunës së Haraqinës znj.Milikije Halimi

Sot në zyrat e Agjencioni Turk për zhvillim ,bashkëpunim dhe kordinim TIKA kryetarja e komunës znj.Milikije Halimi pati një takim shumë te frytshëm me kordinatorin e agjencionit TIKA zoteri Aytekin Ayden ku tema e takimit të sotëm ishte se si të ndihmohet sa më shpejt për rekonstruimin e shkollës fillore Gjergj Kastrioti Skënderbeu -Haraçinë që nxënesve të kësaj shkolle të ju mundësohet që të zhvillojnë arsimin në kushte notmale për mësim.
Kryetarja e informoi kordinatorin e agjensionit se ne si komunë jemi duke pregaditur proekt per rekonstruimin e shkollës fasadimin e pjesës së mbetur rregullimin e çatisë si dhe rregullimin e oborrit të shkollës me gjelbërim ulëse dhe lojra për fëmijë sepse në këtë objekt shkolle ndjekin mësimini mbi 300 nxënës të moshës 6 vjeqare ndërsa gjithsej në këtë shkollë vijojnë mësimin mbi 1500 nxënës nga klasa e parë parashkollore deri në klasën e pestë.
Nga kordinatori i agjensionit morëm premtime se do të bëj gjithqka që është e mundur që Agjencioni TIKA në programën për zhvillim gjatë vitit 2018 rekonstruimi i objektit shkollor dhe oborrit të shkollës të ndihmohet dhe financihet nga ana e Agjensionit TIKA.
Kryeyarja e komunës në fund tha se shpresat i kemi të mëdhaja nga Agjensioni juaj se këtë zgjidhje të problemit mund ta realizojmë vetëm me ndihmën tuaj dhe punë mē të mirë dhë më të rëndësishme se ndihma që do na jepnit për realizimin e këtij projekti që bashkarisht ti gëzojmë fëmijët tanë në shkollë me kushte optimale dhe të mira ashtu siq eedhe e meritojnë e jo siq janë në këtë gjendje që tanimë po zhvillojnë mësimin.
Në fund të takimit u dakorduan që kordinatori i agjensionit TIKA z.Aytekin Ayden të vizitojë Komunën tonë dhe bashkarisht të shohim edhe gjendjen faktike në shkollë ku edhe po e kërkojmë ndihmën nga ana juaj.

Kryetare e Komunës së Haraçinës

Milikije Halimi